Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen të mërkurën në Bruksel

0
282

Kryenegociatorёt nga Kosova dhe Serbia do qёndrojnё tё mёrkurёn nё Bruksel pёr njё takim me tё dёrguarin e veçantё pёr dialog Mirosav Lajçak, merret vesh nga burimet mirё tё informuara nё BE.

Sipas kёtyre burimeve, pjesëmarrjen tashmё e kanё konfirmar si kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi ashtu edhe ai i Serbisё, Petar Petkoviq.

Mbetet e paqartё nëse ata do takohen ndaras me Lajçakun apo do vie edhe deri te takimi i pёrbashkёt, raporton RTK.

Deri te kjo vizitë e kryenegociatorёve vjen vetёm dy ditё pas dёshtimit tё raundit nё nivelin mё tё lartё politik që u mbajt nё kryeqendrёn evropiane.

Kryeministri i Kosovёs Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk arritën pajtim tё hёnёn pёr tejkalimin e krizёs aktuale në mes tё dy vendeve tё krijuar si pasojё e vendimit tё qeverisё nё Prishtinё qё tё impeemntojë marrёveshjen mbi lёvizjen e lirё qё nёnkupton rirexhistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe, gjё qё refuzohet nga Beogradi zyrtar.

Pёrgjegjёsinё pёr mos sukes tё takimit tё liderёve, nikoqiri i takimit Josep Borell, e hodhi tek pala kosovare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here