Krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi për nder të 24 vjetorit e çlirimit të Kosovës.
Ata kanë vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës dhe Demaçit.
Pas homazheve te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te ai i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në orën 09:30, ata do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ndërsa, në orën 11:00, bëjnë nderim te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.