Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca pas ngritjes së flamurit shtetëror, kanë bërë homazhe në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Ata vizituan kompleksin Memorial “Adem Jashari”, por nuk folën para mediave.
Homazhe në Prekaz bëri edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i Skenderajt e shumë vizitorë nga vende të ndryshme të Kosovës./GazetaSinjali/