Sot, Xhemshit Krasniqi, kandidat për deputet nga PDK-ja, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe kolegët e tjerë kandidatë për deputetë, zhvilluan një takim me banorët e nëndegëve “Xhevdet Doda”, “Gani Qavdërbasha” dhe “Shaban Polluzha” në Prizren.
Gjatë këtij takimi, ata prezantuan synimet dhe programin e tyre politik për ta bërë Kosovën edhe më të mirë për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Bashkë me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj dhe kolegët kandidat për deputet, para banorëve të nëndegëve “Xhevdet Doda”, “Gani Qavdërbasha” dhe “Shaban Polluzha” prezentuam synimin tonë politikë për ta bërë Kosovën edhe më mirë për të gjthë.