Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi ka reaguar pas njoftimit të prishjes së koalicionit me PDK-në në këtë komunë.
Krasniqi ka thënë se është për keqardhje deklarata e Totajt për arsyen e prishjes së koalicionit.
“Përkundër të gjitha dallimeve e mosmarrëveshjeve që rezultuan me prishje të koalicionit qeverisës në Prizren, qytetari duhet të informohet drejt. Është për keqardhje deklarata e kryetarit Totaj për arsyen e prishjesh së koalicionit.
Dëshmitë e keqinformimit të qëllimshëm i keni në këtë dokument. Si kryetar i degës kam kërkuar zyrtarisht zëvendësimin e dy drejtoreshave. Shaq dashurinë ndaj vetes mbaje,por publikun mos e gënje. Shpifjet nuk jan parime”, ka thënë Krasniqi./04 Online