KQZ-ja e gatshme nëse Osmani i shpallë zgjedhjet në veri

0
264

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është deklaruar se do t’i përmbushë detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve nëse ato shpallen nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo vjen pasi kryetarët e komunave në veri të vendi kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve për të filluar me përgatitjet intensive të tyre.

“Si në çdo proces tjetër zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

“Këto janë zgjedhje të paplanifikuara, prandaj KQZ-ja nuk ka buxhet. Në raste të tilla, sikurse në të kaluarën, KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar”,ka shkruar Elezi, njofton Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here