Kosovën më 2008 e kemi njohur me kufijtë ekzistues, veriu është pjesë e Republikës së Kosovës

0
288

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se SHBA ashtu e trajton.

Hovenier ka deklaruar se SHBA-ja e ka njohur Kosovën me kufijtë ekzistues, duke shtuar se veriu “është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu”.

“Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante në kontekstin e pyetjeve që keni bërë. Ky është një pozicioni i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu.

Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë, është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu.”, ka thënë Hovenier, gjatë një takimi me gazetarë.

Ai ka shtuar se punojnë shumë ngushtë me partnerët që të ketë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në çdo cep të vendit.

“Duke e pranuar që punojmë shumë ngushtë me partnerët ndërkombëtar, KFOR-in dhe EULEX-in dhe tjerët për nevojën e vëmendjes dhe përkushtimit dhe marrjes së veprimeve të veçanta për t’u siguruar se qytetarët e Kosovës dhe ata që jetojnë në veri të Kosovës së bashku marrin garanci dhe mbrojtje nga shteti. Por është pjesë e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Hovenier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here