Kosovarët mesatarisht në banka i kanë mbi 3 mijë euro

0
265

5 miliardë e 200 milionë, kaq para kanë bizneset dhe qytetarët të depozituara në banka.

Kjo sipas shifrave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti, tha se këto shifra janë deri në muajin shtator.

Nga sa para do të ndaheshin për kokë banori nëse do të shpëndahej proporcionalisht 5.2 miliardëshi?

3 mijë e 58 euro e 82 centë.

Kjo është shuma që do të përfitonte secili nga qytetarët në Kosovë, nëse 5.2 miliardë euro do të ndaheshin proporcionalisht për kokë banori.

Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë të kryer në vitin 2011-të, Kosova i ka 1.7 milion banorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here