Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Sudani ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke hapur rrugën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, shkruan 04 Online.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani shprehu mirënjohje në emër të popullit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të ri dhe premtues.
“Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, shkroi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj njohjeje në arenën ndërkombëtare.
Me këtë veprim, Sudani i bashkohet listës së shteteve që e njohin Kosovën si një shtet të pavarur, duke përforcuar edhe më tej pozitën e saj në skenën globale./04 Online