Konsumi i një veze çdo ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, sugjeron një studim i kryer tek 400 mijë të rritur në Kinë.
Personat që konsumojnë çdo ditë vezë janë 18% më pak të rrezikuar që të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, që manifestohen me atak në zemër ose goditje në tru, krahasuar me personat që e shmangin konsumin e vezës.
Tensioni i lartë i gjakut, mbipesha dhe luhatjet e niveleve të sheqerit në gjak rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Të gjithë këta faktorë zhvillohen si pasojë e dietës së pashëndetshme, pasivitetit fizik, duhanpirjes dhe abuzimit me alkolin.
Për gati 9 vite, shkencëtarët kanë vëzhguar rreth gjysmë milionë njerëz, të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëm undje të tillë si diabeti, kanceri apo sëmundjet kardiovaskulare.
Më shumë se 13% e të rriturve, të moshës 30 deri 79 vjeç, treguan se konsumonin gati çdo ditë 1 vezë, ndërsa 9% raportuan se konsumonin shumë rrallë vezë.
Përgjatë 9 viteve të studimit, 9,985 persona humbën je tën nga sëm undjet kardiovaskulare, ndërsa gati 84,000 pjesëmarrës të tjerë në studim u diagn osti kuan me sëmundje të zemrës.
Pasi analizuan të dhënat, shkencëtarët zbuluan se konsumi i një veze në ditë lidhej me një rrez ik më të ulët për zhvillimin e sëm undjeve të zemrës, krahasuar me mos konsumimin fare të këtij produkti.