Konflikti mes fqinjësh në Prizren, arrestohet i dyshuari për therjen me thikë

0
254
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për therjen me thikë në Prizren, që ka ndodhur më 14 nëntor .

Ai është A.V, i moshës 52-vjeçare, ndërsa i lënduari është B.V 41-vjeçar të cilët janë përfshirë në një konflikt.

Sipas Policisë, ata mes vete janë fqinj por që kanë lidhje familjare.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për therje me thikë në Prizren, i dyshuar për veprën ‘Vrasje në tentativë’

Prizren,  16 Nëntor 2022

Me datë 14.11.2022 , rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve  që kanë lidhje familjare gjithashtu një i dyshuar e godet  disa herë me thikë viktimën.

Viktima B.V. 41 vjeç në gjendje  të rëndë  dërgohet në emergjencë ne Prizren.

Policia i është përgjigjet rastit dhe për veç  mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes e kërkon edhe të dyshuarin , i cili ishte arratisë.

Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative   të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për dyshim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here