Komuna e Suharekës zgjat orarin e punës për shërbyesit civil

0
246

Komuna e Suharekës ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës së shërbyesve civil.

Nga sot e deri më 18 gusht shërbyesit civil në këtë qytet do të punojnë nga ora 08:00 deri në 17:00.

Sipas kryetarit Bali Muharremaj, ky ndryshim po bëhet për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

“Adminstrata në Komunën e Suharekës do të punoj me orarë të zgjatur, për shërbimin sa më të mirë dhe korrekt ndaj tyre”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here