Kandidati për deputet nga LDK-ja, Selman Kolgeci, zhvilloi një takim të suksesshëm me banorët e Sllapuzhanit, ku diskutuan mbi planprogramin ambicioz që ka për qëllim rritjen e nivelit të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.
Ai theksoi se me angazhim dhe vendosmëri, do të punojnë së bashku për një qeverisje më të mirë dhe një të ardhme më të ndritur për vendin.
Postimi i plotë:
𝐒𝐥𝐥𝐚𝐩𝐮𝐳𝐡𝐚𝐧
Me banorët e fshatit Sllapuzhan diskutuam planprogramin tonë ambicioz që synon rritjen e nivelit të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Së bashku, të vendosur dhe të angazhuar do të punojmë për një të ardhme më të mirë, që Kosovës të ia japim qeverisjen që e meriton.