Klopp paralajmëron Liverpoolin: Leeds mund të na shkatërrojë

0
260

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka paralajmëruar skuadrën e tij para ndeshjes së sotme kundër skuadrës jo në formë të mirë Leeds United, e vlefshme kjo për Premier Ligën angleze.

Trajneri gjerman beson që lojtarët e tij do të vuajnë nëse nuk janë të gatshëm sot për fitore, dhe se Leeds mund t’i shkatërrojë ata nëse nuk janë të fokusuar.

Fitorja kundër Leeds do ta afronte Liverpoolin në vetëm tre pikë me liderin e tabelës Manchester Cityn, por Klopp është më shumë i fokusuar që t’i sigurojë lojtarët e tij për sfidën që i pret kundër Leeds United.

Lojtarët e Leeds të markojnë në të gjithë fushën kështu që nëse nuk je i përqendruar në lojë, Leeds të hanë të gjallë. Ata janë liderë në tri statistika të ndryshme të Premier Ligës, kështu që duhet të jesh i gatshëm për këto situata sepse ata nuk heqin dorë kurrë”, tha Klopp.

Leeds janë duke luftuar që të sigurojnë mbijetesën në ligë dhe ata nuk dorëzohen kurrë. Ne kemi shumë punë për të bërë. Shpresoj që ne, së bashku me tifozët, jemi të vështirë për tu mposhtur. Nëse jemi, ne kemi shanse të fitojmë. Duhet të jemi të sigurte që duhet të japim çdo gjë nga vetja. Nëse nuk jemi të gatshëm për fitore, Leeds do të na shkatërrojë”, shtoi trajneri gjerman.

Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Anfield Road” gjigandi anglez Liverpool e pret në shtëpi skuadrën e Leeds United, ndeshje kjo e cila ishte pezulluar për shkak të rasteve me Covid-19 që kishin të dy skuadrat.

Leave a Reply