Kjo është përbërja e asamblesë komunale në Prizren

0
470

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për asambletë komunale në 37 komuna të vendit, të dalë nga zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan 04 Online.

Sipas rezultateve të publikuara në mbledhjen e sotme të KQZ-së, në Prizren Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para me 13 mandate, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 9 mandate.

LDK ka siguruar 6 mandate, Bashkimi Demokratik i Prizrenit ka fituar 3, ndërsa AAK dhe KDTP nga 2 mandate secila. Me nga një mandat janë përfaqësuar Nova Demokratska Stranka, Koalicija Vakat, NISMA, Guxo, SDU dhe Yenilikçi Turk Hareket Partisi./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here