Zgjedhja e guvernatorit, një proces maratonik i filluar që disa muaj, konkursi për herën e dytë është mbyll. IndeksOnline nga burimet ka mësuar se në listën e ngushtë e cila së shpejti do të dërgohet në Kuvend kanë hy Shkëndije Himaj, Lulzim Ismajli, Ahmet Ismaili dhe Fatmir Gashi.
BQK-ja , aktualisht udhëhiqet nga U.D i guvernatori Bashkim Nurboja i cili e ka marrë këtë detyrë pasi që i ka skaduar mandati pesëvjeçarë Fehmi Mehmetit të cilit i kishte kaluar mandati në fund të muajit mars të këtij viti.
Tash me kthimin e procesit në pikën zero institucionet siç janë BQK-ja dhe institucione të tjera të përfshira në këtë proces kishin shpallur konkursin e ri e që me përzgjedhjen e kandidatëve që janë kualifikuar nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një individ.
Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së. Në njoftimin e BQK-së, thuhet se konkursi është hapur bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. /IndeksOnline/