Viktimë e dhunës në familje ishte muaj më parë edhe një burrë në fshatin Krushë e Vogël në Prizren.
I biri dyshohet se me anë të goditjeve i kishte shkaktuar atij lëndime të rënda trupore, por që më pas ishte arratisur dhe i njëjti ishte në kërkim policor.
22-vjeçari është arritur që të arrestohet të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje.