Kishte harruar vendin ku kishte groposur 26 mijë euro para, hasjani i gjen pas një jave

0
371

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 16 shkurt 2023, një qytetar nga fshati Kushnin i Hasit-Prizren ka raportuar një rast vjedhje e rende që dyshohet se i kishte ndodh në oborrin e shtëpisë së tij.

“Ankuesi ka deklaruar se para se te shkoj në Bosnjë më datë 17.12.2022 për një vizite mjekësore, pasi që gjithë familjen e ka atje, i kishte groposur në tokë, në oborrin e tij dy “teglla” (tasa ) xhami me stoli ari me vlerë 6 deri 7 mijë euro dhe para 26.000 euro (njëzetë e gjashtë mijë).

Pasi që është kthyer nga Bosnja me datën 14.02.2023, ka dashur që të i nxjerr stolitë e arit dhe shumen e parave që i kishte groposur, por përveç një ene me stoli ari që e ka gjetë, sipas tij, mungonte ena tjetër me para ( 26.000 euro)”, thuhet në njoftim.

Rasti nuk është hap menjëherë pasi që është dashtë të kryhen hetime preliminare dhe mbledhjen e dëshmive tjera lidhur me rastin.

Më datë 22.02.2023 në Stacionin Policor Prizren, ka ardhur përsëri ankuesi, i cili ka deklaruar se vjedhjen e parave dhe stolive të arit dyshon se e ka kryer një i dyshuari –fqinjë i tij, të cilën ankuesi para se të shkonte në Bosnje ka deklaruar se e ka angazhuar që të kujdeset për pulat e tij.

“I dyshuarit , i cili pranon se gjatë kohës sa ankuesi kishte shkuar në Bosnje, e kishte angazhuar që të kujdeset për pulat e ankuesit, por mohon kategorikisht se e ka kryer ketë rast të vjedhjes.

Në lidhje me rastin dhe deklaratat e marra, veprimeve hetimore në teren është informuar prokurori kujdestar/ departamenti për krime të përgjithshme , i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “ vjedhja e rëndë” , të kryhen veprime hetimore në drejtim të ndriçimit të rastit, ndërsa i dyshuari për momentin të lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më datë 25 shkurt pronari i sendeve të vjedhura ka raportuar se pasi që edhe një herë ka kontrolluar vendin e ka gjete edhe enën tjetër me para, në vendin ku e ka gropos, herën e parë kur i ka kërkuar parat e ka ngatërruar vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here