Këta janë të arrestuarit për dhunimin e 23-vjeçares në Suharekë, dyshohet se edhe e rrahën

0
641
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e reja, kurse të dyshuarit persona të moshës madhore, që shfrytëzojnë çfarëdo forme që t’i keqpërdorin ato. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur të martën në Suharekë, janë arrestuar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Një vajzë e moshës rreth 23-vjeçare, po dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është dhunuar nga dy persona, me të cilët dyshohet se ka qenë edhe një person tjetër.

Tre të dyshuarit kanë përfunduar në pranga të Policisë, ndërsa për dy prej tyre tashmë është lëshuar edhe urdhër për ndalim policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre personat e prangosur janë Ilir Uksmajli, Shefet Uksmajli dhe Bleron Sylejmani.

Të dyshuarit janë kapur në qytetin e Ferizajt, pasi Policia Rajonale në Prizren u aktivizua si rezultat i denoncimit të rastit nga ana e viktimës.

Në kuadër të veprimeve hetimore, viktima është dërguar për ekzaminime gjinekologjike, ndërsa është iniciuar hetimi për zbardhjen e rrethanave të rastit me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.  

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.“/Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here