Këshilli i Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” me vota të fshehta, ka marrë vendim të iniciojë shkarkimin e dekanit Muharrem Faiku.
Ata i kanë kërkuar Senatit që të vazhdojë procedurën me për marrjen e vendimit përfundimtar për shkarkimin e tij.
Këtë vendim Faiku e quan të jashtëligjshëm dhe kundërthënës. Mes tjerash, ai thotë se nuk i di as arsyet për të cilat po kërkohet shkarkimi.
“Shiko , nëse flasim në aspektin juridik sepse rregullorja për punën e këshillit të fakultetit nuk parasheh mënyrë të shkarkimit të dekanit nga ana e këshillit të fakultetit … Do të thotë kompetence e vetme e tyre do të ishte që me 2/3 edhe pse këta nuk kanë patur 2/3 e votave , vetëm ta bëjnë një inicim të shkarkimit te dekanit për ta dërguar në senat”, tha pwr RTK-nw Muharrem Faiku,
Në rektoratin e Universitetit “Ukshin Hoti“ prorektorja Zihrije Hasani thotë se mbledhja e senatit është thirrur për të hënën, më 20 shkurt .
“ Dje si menagjment jemi njoftuar zyrtarisht në lidhje me çështjen , tani jemi duke i marrë të gjitha hapat që parashihen në rregulloren e legjislacionit të cilën e kemi në fuqi , është rregullorja e punës së këshillit të fakultetit , të senatit , në bazë të saj do të merren hapat në vijim . Do të thotë managjmenti është duke e shqyrtu rastin , ndërsa për vendimet që do ti marrim do të njoftojmë publikun “ , tha ajo.
Nga ana tjetër, kryetari i parlamentit studentor, Fatlind Tredhaku, thotë se është senati ai që emëron e shkarkon dekanët e fakulteteve, ndërsa parlamenti studentor i ka dy persona me të drejtë vote në senat.
“Ne e dimë që organi që të emëron dhe të shkarkon , në këtë rast senati është si organi më i lartë akademik që e ka emëruar profesor Muharremin si dekan , nuk është që ka marrë ndonjë vendim. Këshilli i fakultetit është logjike se mundet me inicu shkarkimin , por organi që vendos është senati”, tha Tredhaku.
“Ne si student e kemi mbajt qëndrimin në senat kur kemi qenë pro tij për dekan , do të thotë profesor Muharremit. Por përderisa nuk ka qëndrime ose nuk ka fakte pse duhet të inicohet ai shkarkim, nuk besoj që do të mbajmë qëndrime për shkarkimin e profesorit”, u shpreh ai.
Këshilli i fakultetit juridik nuk ka qenë i qasshëm për ta trajtuar këtë çështje, ndërkaq, sipas prorektores së Universitetit të Prizrenit, senati do të mblidhet të hënën më 20 shkurt dhe pavarësisht asaj se inicimin e bën këshilli i fakultetit, vendimin përfundimtar do ta marrë senati.