Zyra e Rregullatorit për Energji nuk e ka marrë parasysh kërkesën e e KESCO-s për shtyrjen e vendimit me rritje të tarifave deri më 1 mars.
Përkundër që bëri një kërkesë të tillë, KESCO është i gatshëm që të zbatojë vendimin e marrë nga ZRrE për tarifat e reja, i cili hyri në fuqi më 9 shkurt.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala, ka thënë për Klankosova.tv se vendimi do të implementohet në tërësi.
“Përderisa e kemi dërguar kërkesën, normalisht që kemi qenë të gatshëm ta implementojmë ashtu siç kemi kërkuar. Por, ZRrE është organ vendimmarrës dhe ne i implementojmë vendimet e tyre. Tarifat e reja me vendim të ZRrE-së kanë hyrë në fuqi nga data 9 shkurt. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat ligjore dhe do ta implenentojmë vendimin komplet”.