Këngëtarët dyfishojnë deklarimin e pasurisë në ATK

0
160

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka deklaruar se gjatë vitit 2022 ka pasur një rritje të deklarimit nga këngëtarët prej 100 për qind krahasuar me vitin 2021.

Murtezaj, në një intervistë për KlanKosova, ka treguar se ka një përfomancë pozitive të inkasimit të të hyrave tatimore të ATK-së.

“Nëse flasim për këngëtarët, edhe këtu kemi një rritje të deklarimit të pasurisë ku nga një qarkullim që kishim rreth 10 milionë euro të deklaruara në vitin 2021, në vitin 2022 patëm një qarkullim mbi 20 milionë euro të deklaruara”, u shpreh ai.

Tutje shtoi se inflacioni nuk ka pasur ndikim në përformancën pozitive të ATK-së. Ndërkaq, deklaroi se nëse krahasohen të hyrat e vitit 2022 me atë të vitit 2021, rritja është 130 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here