E ardhmja e Arne Slot te Liverpooli po vihet në pikëpyetje pas rënies së fortë të rezultateve. “The Reds” kanë vetëm pesë fitore në 18 ndeshjet e fundit të Premierligë dhe renditen në vendin e gjashtë, duke rrezikuar Top 4, pavarësisht paraqitjeve pozitive në Ligën e Kampionëve.
Nëse drejtuesit vendosin për shkarkim, disa emra të mëdhenj përmenden si zëvendësues të mundshëm, shkruan Gazeta Express.
Jurgen Klopp mbetet opsioni më emocional, me gjermanin që ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit.
Xabi Alonso shihet si kandidat serioz për shkak të suksesit si trajner dhe lidhjes së fortë me klubin.
Steven Gerrard përmendet si alternativë e përkohshme, ndërsa Ange Postecoglou mbetet një opsion më i largët.
Java në vijim mund të jetë vendimtare për fatin e Slot në Anfield.













































