Kapiteni jashtë ekipit, Inzaghi shpjegon pse mungoi ndaj Atalantës

0
240

Goli i Matteo Darmian i dhuroi Interit fitoren 1-0 ndaj Atalantës dhe kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, sfidë ku Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 71’.

Simone Inzaghi nuk grumbulloi kapitenin Milan Skriniar. Qendërmbrojtësi sllovak ka firmosur një parakontratë me PSG-në, klub ku do të transferohet me parametra zero në fundin e sezonit.

Trajneri i Interit shpjegoi se pse nuk e preferoi Skriniar për duelin ndaj skuadrës së Gasperinit: “Nuk e grumbullova Skriniar, pasi doja ta lija të qetë. Nuk kam asnjë problem me të.

Ai do të jetë një lojtar i Interit deri në 30 qershor. Milan është një profesionist serioz. Do të vendos unë nëse do të përdor shërbimet e tij dhe kur do ta bëj”, u shpreh Inzaghi.

27-vjeçari është pjesë e nënkampionëve të Italisë prej verës së vitit 2017, kur u ble nga Sampdoria për 34 milionë euro. Skriniar do të mbyllë sezonin me Interin dhe më pas do të transferohet te kampionët e Francës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here