Kandidati për kryeministër në Malin e Zi i lë serbët jashtë qeverisë së re

0
198

Kandidati për kryeministër në Malin e Zi, Milojko Spajiq i ka lënë përfundimisht jashtë qeverisë së re partitë pro serbe.

Koalicioni për të ardhmen e Malit të Zi me prirje pro serbe e pro ruse nuk u mbështet as nga SHBA-të dhe as nga BE-ja.

Spajic deklaroi se koalicioni i ri qeveritar ka mbështetjen e 44 deputetëve nga 80 gjithsej. Postin e kryeparlamentarit do ta ketë Aleksa Becic. Pritet seanca parlamentare e votimit të kryeparlamentarit të ri që do të pasohet me paraqitjen e programit të qeverisë së re dhe miratimit të listës së ministrave.

Kryeministri në largim Dritan Abazoviq tha se Mali i Zi “nuk do të ketë kurrë një qeveri më gjithëpërfshirëse” se ajo e drejtuar prej tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here