Haaland u dha lamtumirën tifozëve të Borussia Dortmund, pasi sezonin tjetër do të jetë pjesë e Manchester City-t dhe tashmë klubi gjerman ka filluar punën për ta zëvendësuar sulmuesin.
Përveç Adeyemi-t, nga mediet gjermane raportohet se edhe një tjetër talent në sulm mund t’u bashkohet “verdhezinjve” të Dortmund.
Klubi gjerman është duke ndjekur me shumë vëmendje 19-vjeçarin që luan për Reims, Hugo Ekitike. Francezi, i cili duket se pëlqehet shumë edhe nga Newcastle duket shumë premtues dhe pritet të jetë një nga emrat më të mëdhenj të sulmit në të ardhmen.
Gjatë këtij sezoni me Reims, Ekitike ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 26 ndeshje në kampionat dhe në kupë.
19-vjeçari ka kontratë deri në verën e 2024-ës me klubin francez, ndërsa vlera e kartonit të tij për momentin është 20 milionë euro./SS