Jetesa me ADHD dhe autizëm, ngjashmëritë dhe dallimet

0
66

Jetesa me ADHD dhe autizëm njëkohësisht mund të jetë një sfidë e përditshme mes nevojës për stimulim të vazhdueshëm dhe dëshirës për qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri.

Këto dy gjendje neurozhvillimore shpesh bashkëekzistojnë te e njëjta person, por përballja me to kërkon kuptim të thelluar dhe mbështetje të personalizuar, sidomos në rastin e vajzave, të cilat shpesh shfaqin simptoma ndryshe nga djemtë dhe mbeten të padiagnostikuara për një kohë të gjatë.

ADHD dhe autizmi janë çrregullime që ndikojnë mënyrën si personat mendojnë, mësojnë, ndihen dhe ndërveprojnë me të tjerët. Simptomat e tyre mund të përzihen apo mbivendosen, duke e bërë të vështirë diferencimin e saktë mes tyre. ADHD karakterizohet nga vëmendje e dobët, hiperaktivitet dhe impulsivitet, ndërsa autizmi paraqet vështirësi në komunikim social, sjellje të përsëritura dhe ndjeshmëri të shtuar ose të reduktuar ndaj stimujve sensorë.

Dallimet mes dy gjendjeve janë të shumta, nga kontaktet me sy dhe ndërveprimi social, te përqendrimi dhe reagimi ndaj ndryshimeve. Megjithatë, ka edhe ngjashmëri të mëdha, si problemet me fokusin, emocionet intensive dhe ndjeshmëria ndaj zhurmave apo teksturave.

Rreth 50-70% e personave me autizëm kanë gjithashtu edhe diagnozën e ADHD-së – një kombinim që shpesh etiketohet si AuDHD. Jetesa me të dyja gjendjet mund të krijojë ndërlikime shtesë, sidomos kur njëra maskon simptomat e tjetrës dhe çon në diagnoza të gabuara ose të vonuara. Kjo ndodh veçanërisht te vajzat dhe gratë, të cilat janë të prira të fshehin ose të maskojnë vështirësitë e tyre për t’u përshtatur me shoqërinë, duke i bërë simptomat më pak të dukshme për profesionistët shëndetësorë.

Diagnostikimi kërkon një vlerësim të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë specialistë të fushës së zhvillimit dhe shëndetit mendor. Trajtimi është multidisiplinar dhe duhet të përshtatet sipas nevojave individuale të personit, përmes terapive sjellore, medikamenteve, mbështetjes arsimore dhe trajtimeve që ndihmojnë në rregullimin emocional dhe social.

Qasja moderne ndaj jetës me ADHD dhe autizëm nuk synon “korrigjimin” e individit, por mbështetjen dhe fuqizimin e tij për të zhvilluar potencialin, duke respektuar neurodiversitetin dhe individualitetin e secilit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here