Ja 6 mënyra fantastike për larjen e makinës tuaj

0
181

Është e mahnitshme se çfarë mund të arrihet me disa gjëra që ka çdo shtëpi. Kujdesi ndaj makinës nuk është i rëndësishëm vetëm për estetikën por dhe për jetëgjatësinë e saj. Të apasionurit në TikTok kanë publikuar disa truke interesante për pastrimin e makinave.

Pastrues dritaresh

Përdoruesit e TikTok kanë zbuluar se një pastrues prej gome i heq qimet e kafshëve shtëpiake në pëlhurën e sediljes, më mirë se sa një fshesë me korrent.

Shkumë rroje

Shkuma rroje mund të përdoret për të hequr njollat ​​në pëlhurat e sediljeve. Përveç njollave, tapiceritë do të duken më me shkëlqim.

Pastë dhëmbësh

Pasta e dhëmbëve mund t’ju ndihmojnë për pastrimin e fenerëve. Shtrydhni pak pastë dhëmbësh te fenerët dhe fërkojeni me furçë. Kjo metodë funksionon dhe për heqjen e gërvishtjeve sipërfaqësore në bojën e makinës.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit mund t’i japë makinës tuaj një shkëlqim të ri. Përdoreni për të pastruar të ashtuquajturin panel instrumentesh dhe elementet e tjerë në kabinë. Pas aplikimit, thjesht fshijeni me një leckë.

Uthull

Njerëzit shpesh përdorin uthull për të pastruar xhamat dhe pasqyrat, kështu që është logjike që mund të funksionojë në xhamat e makinës suaj. Hiqni njollat nga xhami duke aplikuar një sasi të vogël uthull dhe më pas shpëlajeni me ujë.

Detergjent për larjen e rrobave

Detergjenti për larjen e rrobave mund të ndihmojë në pastrimin e njollave të forta nga tapiceritë e makinës. Përzieni një filxhan detergjent të lëngshëm me disa gota ujë dhe përdorni një furçë për të hequr njollat ​​nga tapetet e ndotura. Sigurohuni që t’i shpëlani me ujë të ngrohtë dhe t’i thani mirë përpara se t’i ktheni në makinë. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here