Ish-sulmuesi i famshëm gjerman rikthehet në stol, Klose e nis nga Bundesliga 2

0
178

Ish-sulmuesi i famshëm gjerman, Miroslav Klose është emëruar në krye të Nuremberg për sezonin e ardhshëm duke firmosur një kontratë dyvjeçare. 46-vjeçari do të drejtojë Nuremberg me synimin për ta rikthyer skuadrën në Bundesliga teksa shprehet mjaft i lumtur për aventurën e re.

“Ky klub ka shumë traditë dhe pasion, gjithashtu një tifozeri madhështore. Këto janë ato që mua më pëlqejnë nga futbolli dhe që i gjej këtu te Nuremberg. Ndaj, nuk u mendova dy herë kur mu shfaq mundësia për të qenë trajneri i kësaj skuadre”, u shpreh Klose.

Aventura e fundit e Klose në një pankinë ka qenë në Austri me Altach (2022-2023) ndërsa në të kaluarën, ish-sulmuesi ka qenë pjesë e stafit teknik të Hansi Flick te Bayern Munich ndërsa më herët ka punuar edhe në stafin e Gjermanisë si dhe me të rinjtë (U17) të Bayern Munich./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here