Të enjten në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Prizrenit pritet të miratojë propozimin që ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, të shpallet “ Qytetar nderi i Prizrenit”, si një nga personalitetet e shquara të politikës nga rajoni që ka mbështetur Kosovën dhe si një mik i shqiptarëve, raporton TV Prizreni.
Çmimi pritet t’i dorëzohet në një nga vizitat që do t’ia bëj vendit tonë në një të ardhme të afërt.