Skuadra e Interit po shqyrton mundësinë e përfitimit financiar gjatë afatit kalimtar të janarit, meqenëse trajneri Simone Inzaghi ka theksuar se nuk do të ketë afrime të reja në ekip, shkruan 04 Online.
Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Interi ka vendosur një çmim prej 45 milionë eurosh për mesfushorin Davide Frattesi. Lojtari është i pakënaqur me rolin e tij si zëvendësues dhe dëshiron të largohet për të gjetur më shumë hapësira për lojë. Gjatë këtij sezoni, Frattesi ka luajtur 14 ndeshje në Serie A, kryesisht si zëvendësues, duke shënuar tre gola dhe dhuruar një asist.
Interesant është fakti se Frattesi është shoku i ngushtë i Kristjan Asllanit, mesfushorit të Kombëtares shqiptare, i cili gjithashtu mund të largohet nga “nerazzurri” për shkak të minutazhit të kufizuar.
Shitja e Frattesi mund të ndihmojë Interin të forcojë financat e tij, ndërsa vetë lojtari do të kërkojë një skuadër ku mund të luajë rregullisht. Situata mbetet e hapur dhe vlen të ndiqet në javët e ardhshme./04 Online