Inteligjenca Amerikane sheh gjasa për dhunë ndëretnike në Ballkan, Serwer thotë se të gjithë e dinë kush është agresori

0
163

Inteligjenca Amerikane sheh gjasa për dhunë ndëretnike në Ballkanin Perëndimor.

Të paktën kështu thuhet në një raport të publikuar të hënën, e ku paralajmërohet një konflikt ndëretnik në rajon.

“Ballkani Perëndimor – ndoshta – do të përballet me një rrezik të ngritur të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024 […] Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë çuar në vdekje dhe plagosje, duke përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s në vitin 2023”, u tha në raport, duke veçuar përpjekjet e Rusisë për t’i shtuar tensionet.

Këto raportime i ka komentuar edhe analisti Daniel Serwer.

Ky i fundit përmes rrjeteve sociale ka thënë se të gjithë e dinë kush është agresori.

“Kjo është e gabuar. Një incident ishte një sulm serb ndaj trupave të NATO-s. Në një incident të veçantë, policia e Kosovës ndaloi me sukses një komplot serb që synonte të ofronte justifikimin për një avancim ushtarak serb në Kosovë. Ka një agresor në veri të Kosovës. Duhet ta kemi të qartë se kush”, shkroi Serwer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here