Ilnisa ironizon banorët: “Ma shumë vrehet mungesa jem se prezenca jote”

0
133

Ilnisa Agolli, është eliminuar prej garës së ‘BBV3’ kohë më parë teksa ishte në një nominim të fortë me Eglën dhe Meritonin, ku këta të dy u rikthyen përsëri në shtëpi pas qëndrimit gati 1-javor në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’.

Ilnisa është parë të jetë tepër aktive pas daljes së saj nga shtëpia, si nëpër intervista teksa flet për ekperiencën e saj në format, por dhe në rrjete sociale teksa shpërndan momente nga qëndrimi i saj në shtëpi.

Ndonjëherë ajo hedh edhe kunja drejtuar banorëve të shtëpisë të cilët e përmendin herë pas here emrin e ish-banores.

Ajo ka shpërndarë në llogarinë e saj të Instagramit një video teksa ka bashkuar momente të banorëve të cilët përmendim emrin e saj ku ka shkruar: ‘Ma shumë vrehet mungesa jem se prezenca jote’.

Leave a Reply