Disa ide për ushqimet që fëmijët mund të marrin dhe ato që s’është mirë të marrin në shkollë, referuar ekspertëve të nutrocionit.
6 pjesët kyçe të nje dreke të shëndetshme në shkollë, përfshijnë:
- fruta të freskëta;
- perime të freskëta;
- qumësht, kos ose djathë (mund të përdorni opsione me yndyrë të reduktuar për fëmijët mbi dy vjeç) Për fëmijët që kanë intolerancë ndaj produkteve të qumështit, mund të bëni zgjedhje alternative si pije orizi ose soje me përmbajtje të lartë kalciumi.
- një lloj mishi të gatuar, për shembull mish pule.
- një ushqim të përbërë nga drithërat, si për shembull buka.
- ujë.
Disa ushqime, nuk konsiderohen të shëndetshme për t’u marrë me vete në shkollë.
Gjashtë ushqimet që nuk janë ide e mirë për t’i vendosur në çantën e fëmijës janë:
- të gjitha pijet me sheqer të shtuar, lëngjet e frutave, pijet sportive, pijet energjike. Kanë shumë energji e sheqer dhe mund të sjellin probleme me peshën e me dhëmbët.
- frutat e thara, kanë pak fibra e të pasura me sheqer. Ngjiten në dhëmbët e fëmijëve dhe shkaktojnë karies.
- ëmbëlsirat e bulmetit, çokollata, zakonisht kanë shumë sheqer e yndyrna.
- produkte të përpunuara të mishit, si sallamra.
- biskota të kripura.