Në ditëlindjen e Bora Zemanit ishin prezent miq, këngëtarë e fytyra tjera publike që u përkujdesën për ftesën e saj.
Aty ishin edhe Bruno dhe Klajdi që edhe kësaj here i kënduan këngë të dashuriës.
Për dallim prej herës së kaluar që kur Bruno filloi të këndonte këngën “Kush të ndau prej meje”, e që Bora u largua menjëherë, këtë herë ai e ka kënduar këngën “Akoma ty të dua”, e që Bora shihet duke kënduar bashkë me të.
Ndryshe, Bora sivjet ka qenë një prej moderatoreve më të komentuara. Shkak për këtë ka qenë lidhja me aktorin Donald Veshaj, i cili tash është me këngëtaren Beatrix Ramosaj.