Big Mama do të bëhet sërish pjesë e shtëpisë së famshme?

0
269

Këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Big Mama, ka qenë për pak kohë pjesë e Big Brother VIP.

Ajo ka dalur nga kjo shtëpi pas një përplasjeje që ka pasur me Antonelën, që ishte përcjellur me ofendime, fyerje e kërcënime.

Big Mama kishte vendosur vet që të largohej.

E rikthyer në studio, këngëtarja nga Maqedonia ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës.

Po mesa duket këngëtaren e ka marr malli ta vazhdojë rrugëtimin e saj.Në një video në InstaStory ajo ka pyetur ndjekësit: A të futem prap? Si thoni?

Pas daljes ajo tha se ishte 100% reale.

“U preka shumë në fazën nacionale, edhe pse unë i zotëroj të dyja gjuhët.  Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi.Kam qenë 100% reale dhe  100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja.”

Leave a Reply