Sot, më 18.03.2026, rreth orës 19:12, Policia ka pranuar informacion se në Spitalin Rajonal në Prizren është sjellë një person pa shenja jete, siç kanë konstatuar mjekët kujdestarë.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark” në Prizren. Patrullat policore kanë dalë në spital, ku është konfirmuar se personi i pajetë është I.O., mashkull, rreth 34 vjeç.
Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull, rreth 24 vjeç.
Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja e vendit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa hetimet do të vazhdojnë në koordinim me organet kompetente, sipas udhëzimeve të tij.














































