Hulumtimet e reja tregojnë se ilaçi më i përdorur në botë që e ka çdo shtëpi në Kosovë nuk është i sigurtë për përdorim afatgjatë

0
519
Foto: Ilustrim

Marrja e rregullt e paracetamolit mund të rrisë ndjeshëm presionin e gjakut, i cili është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për sulm në zemër dhe tru, ka treguar një studim i ri.

Deri vonë besohej se paracetamoli, i cili shpesh u përshkruhet pacientëve me dhimbje kronike, ishte një ilaç krejtësisht i sigurt për t’u përdorur, shkruan “Guardian”.

Megjithatë, përdorimi afatgjatë i këtij ilaçi është paraqitur si një “rrezik i zbuluar rishtazi”, thanë studiuesit nga Universiteti i Edinburgut, transmeton Reporteri.net.

Studimi i parë i këtij lloji tregoi se vetëm dy javë marrje e rregullt e paracetamolit shkakton një rritje klinikisht të rëndësishme të presionit të gjakut, gjë që rrit më tej rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose sulmit në tur me rreth 20 për qind.

Prandaj, studiuesit këshillojnë që pacientëve që duhet të pinë paracetamol kundër dhimbjes, t’u jepet doza më e ulët efektive në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme.

“Ky studim tregon qartë se paracetamoli, ilaçi më i përdorur në botë, ka një efekt në rritjen e presionit të gjakut, i cili është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemër dhe goditjet në tru te pacientët në rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare”, tha profesori James Deere.

Nga ana tjetër, hulumtimet kanë këmbëngulur se marrja e paracetamolit herë pas here për të trajtuar dhimbjen e kokës ose temperaturën është plotësisht e sigurt.

“Nuk ka të bëjë me përdorimin afatshkurtër të paracetamolit për dhimbje koke ose ethe, gjë që është e mirë, sigurisht, por tregon një rrezik të zbuluar rishtazi për njerëzit që e marrin rregullisht për një periudhë të gjatë kohore, kryesisht për dhimbje kronike”, tha  studiuesi Dr. Ian McIntyre.

Studimi u krye me 110 pjesëmarrës, dhe mori parasysh vetëm ata që tashmë kanë presion të lartë të gjakut. Gjatë studimit dy-javor, atyre iu dha 1 gram paracetamol katër herë në ditë, që është doza që u përshkruhet në mënyrë rutinore pacientëve me dhimbje kronike, ose placebo. U zbulua se kishte një rritje të ndjeshme të presionit të gjakut tek ata subjekte që merrnin qetësues kundër dhimbjeve në krahasim me ata që merrnin placebo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here