Dështimi i seancës së parë për këtë vit i asamblesë komunale po vlerësohet si një sinjal se partia në pushtetin lokal në Prizren, PDK-ja tashmë e ka humbur shumicën.
Petrit Hoxhaj asambleist nga partia GUXO ka thënë se pas prishjes së koalicionit vitin e kaluar, PDK-ja nuk i ka numrat në asamble.
“Asambleja e kuvendit të komunës së Prizrenit për herë të parë në historinë e themelimit të saj voton pro rendit të ditës dhe dështon seanca e kuvendit.
Pas prishjes së koalicionit në 2023, PDK-ja nuk i ka as numrat e koalicionit të mbetur të saj”, ka thënë Hoxhaj./04 Online