Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se ka ardhur një moment kyç ku pritet të ndodhë ndonjë gjë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Hill ka folur nga Valeva, ndërsa ka thënë se nuk do të jetë e lehtë të zbatohet ajo që është dakorduar në Ohër.
“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve tjera, për asnjë moment nuk kam thënë se është ndonjë gjë e lehtë dhe se do të jetë e lehtë, por mendoj se kemi ardhur në një moment kyç në kuptimin se pritet që të ndodhë diçka sa i përket çështjes së zbatimit”, tha Hill.
“Mendoj se kjo është pjesë e procesit që do ta çojë Serbinë drejt një bashkëpunimi më të madh dhe përfundimisht drejt anëtarësimit të saj në BE. SHBA-ja mbështet fuqishëm procesin e bashkëpunimit në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe anëtarësimit në BE”, tha Hill.
Ai thotë se është moment plotë shrpesë dhe se pret zbatimin e asaj që është dakorduar.