Hill insiston për Asociacionin: Palët kanë rënë dakord, kjo është ajo që dëshiron BE-ja dhe do të realizohet

0
158

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar pas takimeve që emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka zhvilluar në Kosovë për dy ditë me radhë.

Sipas tij, ai i ka dërguar mesazhe mjaft të mprehta dhe të qarta lidershipit kosovar, duke shtuar se edhe pse çështja e shfuqizimit të dinarit është më i fundit, çështja themelore që duhet të zgjidhet është – themelimi i Asociacionit.

Hill tha se me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe duhet të zgjidhen të gjitha problemet e tjera, si strukturat paralele apo përdorimi i dinarit, duke theksuar se çështja është se kur do të formohet, e jo nëse do të ndodhë.

“Ky është një problem i madh për momentin. Megjithatë, ajo që është ngushëlluese është se të gjithë e kuptojnë se është e nevojshme të zgjidhet ky problem. Negociatori amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ishte në Kosovë dhe i dërgoi mesazhe mjaft të mprehta dhe të qarta lidershipit kosovar. Duhet të zgjidhen disa probleme dhe çështja e heqjes së dinarit është më e freskëta dhe ndoshta më e vështira. Megjithatë, çështja themelore që duhet të zgjidhet dhe për të cilën tashmë është rënë dakord në të kaluarën është Asociacioni i Komunave Serbe. Me themelimin e atij komuniteti duhet të zgjidhen të gjitha problemet tjera si strukturat paralele apo përdorimi i dinarëve. Pyetja është vetëm kur, jo nëse do të ndodhë. Logjika është shumë e qartë, të dyja palët tashmë kanë rënë dakord për këtë, kjo është ajo që dëshiron BE-ja dhe do të realizohet. Shpresoj se do të bëhet diçka për këtë”, tha Hill.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here