Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka deklaruar se në Prizren ndodhet zona më e madhe ekonomike në Kosovë, me mbi 80 hektarë, në të cilën janë investuar mbi 1.5 milionë euro dhe që është përfunduar në vitin 2021.
Sipas Haskukës, zona është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e bizneseve prodhuese, por për katër vite është bllokuar nga pushteti lokal i PDK-së, për shkak të mungesës së vullnetit politik për ta shpallur zyrtarisht zonë ekonomike.
Ai ka theksuar se, nëse merr mandatin e deputetit, do të angazhohet personalisht për funksionalizimin e shpejtë të kësaj zone, duke shtuar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tashmë ka ndarë fondet e nevojshme për këtë qëllim.
Postimi i plotë i Mytaher Haskukës
Në Prizren ndodhet zona më e madhe ekonomike në Kosovë, me mbi 80 hektarë, ku kemi investuar mbi 1.5 milionë euro dhe e kemi përfunduar në vitin 2021.
Kjo zonë është e gatshme, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme që u duhet bizneseve për të prodhuar. Fatkeqësisht, për katër vite qeverisje, pushteti lokal i PDK-së e ka bllokuar procesin duke mos e shpallur këtë zonë “zonë ekonomike”, për shkak të mungesës së vullnetit politik për të punuar për të mirën e qytetarëve.
Me marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Kosovës, personalisht do të angazhohem që kjo zonë të funksionalizohet sa më shpejt, pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndarë fondet e nevojshme për funksionalizimin e saj.
Lëvizja VETËVENDOSJE 116![]()
Albin Kurti 1 ![]()
Mytaher Haskuka 50 ![]()














































