Hasani: S’është jokushtetuese të ndërrohen kandidatët aktualë për President

0
24

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se nuk është antikushtetues ndryshimi i emrave të kandidatëve aktualë për president.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Hasani ka deklaruar se nuk ka një dispozitë direkte që thotë se është në kundërshtim me Kushtetutën ndërrimi i kandidatëve.

Sipas tij, do të prodhohej krizë kushtetuese po që se provohet të imponohet kandidati.

“Ata që janë dy kundërkandidatë mund të tërhiqen pasi askush nuk i lë me zor, pra z.Konjufca dhe znj.Kollçaku. Nëse duan ta komplikojnë atëherë bëjnë filma ashtu edhe siç po bëjnë, por në standardin e sotëm nuk mund të thuhet se është jokushtetuese për t’i ndërruar kandidatët. Nuk ka një dispozitë direkte që nuk është në pajtim me Kushtetutën… unë mendoj se problemi prodhon krizë kushtetuese kur provohet të imponohet kandidati, siç po provohet.  Askush nuk mund t’i ndalë kandidatët që të tërhiqen, nënshkrimet mund t’i japin diku tjetër, nëse tërhiqen këta duhet t’i gjejnë dy kandidatë të tjerë brenda 34 ditësh dhe të përfundojnë punë brenda atyre ditësh”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here