Harry Kane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, duke u shndërruar në liderin kryesor të repartit ofensiv të skuadrës bavareze.
Sulmuesi anglez ka realizuar plot 45 gola në 37 paraqitje në të gjitha kompeticionet, një statistikë mbresëlënëse që dëshmon ndikimin e tij të madh në lojën e ekipit. Vetëm në kampionat, Kane ka shënuar 30 gola në 24 ndeshje, duke qenë pika kryesore e referimit në sulmin e Bayernit.
Prania e tij në fushë e bën skuadrën gjermane shumë më të rrezikshme para portës kundërshtare, ndërsa mungesa e tij do të ndihej dukshëm në lojën e ekipit.
Përveç formës së shkëlqyer, Kane ka hyrë edhe në histori, pasi është bërë anglezi i parë pas 94 vitesh që arrin shifrën e 45 golave në një sezon. Sulmuesi 32-vjeçar vazhdon të jetë lojtari që shpesh vendos fatin e ndeshjeve për Bayernin me golat e tij./04 Online













































