Haradinaj: Albin me prokurorin, a me Mujecin? Bëhu i gjallë!

0
284

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po thotë se kryeministri Albin Kurti, deri tash po mban anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera, pas skandaleve që rrodhën nga kabineti qeveritar dhe subjekti që ai përfaqëson.

Ai kërkon që Kurti të reagojë nëse është me Prokurorinë, apo me asamblistin e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, i cili u arrestua dje nga autoritetet shqiptare për narkotikë, transmeton klankosoa.tv.

”Albin, a je me prokurorin a me Mujecin?
Bëhu i gjallë!”

”Deri tani Kurti e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera. Do të duhej që edhe tani të rreshtohet e ta dijmë pozicionin e tij!”, shkruan Haradinaj mes tjerash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here