Hanefi Muharremi pensionohet nga politika

0
334

Për më shumë se dy dekadaka kontributi i tij ishte i madh dhe në shumë dimensione në të mirë të Prizrenit dhe tërë Kosovës.

Muharremi rrugëtimin e tij politik për shumë vite e kishte vijuar në kuadër të LDK-së në Prizren, i cili njihet si një figurë unifikuese.

Menjëherë pas përfundimit të luftës, Muharremi ishte angazhuar në Shkollën e Mesme Profesionale “Gani Qavdërbasha”, derisa nga viti 2001 – 2007 kishte ushtruar pozitën e Drejtorit në Drejtorinë për Komunikacion dhe Lidhje, ndërsa nga qershori i vitit 2007 e deri në qershorin e vitit 2008 ishte në pozitën e zëvendëskryeshefit ekzekutiv në “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, shkruan 04 Online.

Muharremi në vitin 2009 ishte nominuar nga radhët e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, për të vazhduar me kontributin e tij edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, me ç’rast nga viti 2008 e deri në prill të vitit 2015 ishte anëtar i bordit të Drejtorëve.

Ndërkaq, në maj të vitit 2015 ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ju kujtojmë se Muharremi përveç gjuhës shqipe e flet edhe gjuhën serbe, kroate, turke dhe pjesërisht atë angleze. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë, ndërsa nga viti 1953 jeton në Prizren.

Muharremi javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nga pozita e kuvendarit në Kuvendin e Prizrenit, teksa 04 Online nga burime të afërta me Muharremin, në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se ai ka vendosur të pensionohet në tërësi nga politika, duke theksuar njëherit se ai do të vazhdoj të mbetet votues besnik i LDK-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here