Hakohen dy faqe të Bashkësisë Islame në Prizren

0
212

Janë hakuar faqet zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, në Facebook dhe YouTube.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Bashkësia Islame e Kosovës në Facebook, ku thuhet se si rrjedhojë nuk mbajnë përgjegjësi për postimet e bëra.

“Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here