Guardiola shpërthen në lot në ndeshjen e fundit të De Bruynes në City

0
89

Një mbrëmje plot emocione u zhvillua në stadiumin “Etihad”, ku Manchester City i dha lamtumirën njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e klubit, Kevin De Bruyne. Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Bournemouthit, u organizua një ceremoni lamtumire për mesfushorin belg, i cili pas nëntë sezone të lavdishme po i jep fund aventurës me Cityn, shkruan 04 Online.

Momenti më prekës i mbrëmjes ishte kur trajneri Pep Guardiola, i ndikuar thellë nga ndarja me një nga bashkëpunëtorët më të afërt në fushë, nuk i mbajti dot lotët. Në ekranin gjigant të stadiumit u shfaq një mesazh përshëndetës për De Bruynen, që preku zemrat e të pranishmëve, përfshirë edhe vetë Guardiolën.

De Bruyne ka qenë figura kyçe në sukseset madhështore të Cityt nën drejtimin e Guardiolës, duke kontribuar në fitoret e kampionateve, Kupës FA dhe, më së fundmi, të Ligës së Kampionëve. Vetë Guardiola, vetëm pak ditë më parë, e vlerësoi belgun duke e krahasuar me Lionel Messin për ndikimin që ka pasur në skuadrën e tij.

Belgu e ka edhe një ndeshje të fundit me fanellën e Manchester Cityt, atë ndaj Fulhamit, përpara se të largohet nga klubi si lojtar i lirë.

Një epokë po mbyllet në “Etihad”, dhe emri i Kevin De Bruynes do të mbetet përherë i gdhendur në historinë e klubit si një ndër ikonat më të mëdha të Manchester Cityt./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here