Federata Turke e Futbollit ka vendosur që t’i shtyjë në afat të pacaktuar të gjitha ndeshjet ligave të futbollit në këtë vend pas sulmit fizik ndaj referit, i cili u grushtua nga presidenti i klubit në ligën elitare turke, njoftojnë mediat turke.
Halil Umut Meler u grushtua nga presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca, i cili vrapoi drejt fushës pasi ekipi i tij pësoi gol në minutën e 97-të në barazimin 1:1 me Caykur Rizespor në Super Lig.
Koca më pas u arrestua nga policia turke për dhunën e shfaqur në fushën e blertë.
Më pas, referi u shqelmua nga disa persona në kokë dhe në trup derisa ishte i shtrirë.
Ky është njëri prej skandaleve më të mëdha i viteve të fundit në futbollin turk.