Një qytetar ka folur lidhur me çështjen e natalitetit në Kosovë, ku është shprehur i pakënaqur lidhur me numrin e fëmijëve nëpër familje.
Ai në një ‘vox’ për Lajmi.net ka fajësuar gratë për çështjen e numrit të, siç shprehet ai, të ulët të fëmijëve.
“Gruaja i ka fajet. Gratë e kanë fjalën, jo burrat, s’ka burra ma. Ajo gruaja, jo se po duhet më i përkund me i la.. pampersa e ato, e jo.. Nëse e ka vjehrrën i bën ajo hala, se vjehrrës ndërroja pampersat laja ato, përkunde qet’ djep.. A ma s’i bën hesap kush meshkujt. Femrat i kanë fajet, gratë, s’ka burra më, burrat kanë vdekë”, ka deklaruar ai.
I pyetur se a po bëjnë shqiptarët më pak fëmijë, ai ka rikujtuar numrin e fëmijëve në familjen e tij.
“Po më pak janë duke bë. Nëna ime i ka pas shtatë çika e dy djem, të gjitha janë gjallë, të gjitha kanë fëmijë”, ka thënë ai.
“3, katër më kanë vdek, shtatë i kam pas krejt. Vdiç gruaja se unë s’i kisha ndalë kurrë fëmijët. Kam pasë bineq, por më kanë vdek, djali u kanë 3 kg e gjysëm, çika 1 kg e 600 gramë. I çova në Shkup, maqedonët , ja dhanë dikujna atë fëmijën tim, mu ma dhanë një fëmijë, e pruna dhe e varrosa. Çikën sot e kam, i ka dy djem ka dy metra gjatë”, ka përfunduar ai.